Misvaku antibakterial, brusha që i pastronin dhëmbët myslimanët para 1500 vjetëve

Misvak do të thotë rrënjë të bimës së caktuar e cila rritet në shkretëtirë të cilës i hiqet lëkura përreth dhe pastaj ajo shndërrohet në formë të fijeve të brushës dhe me të pastrohen dhëmbët.
Pejgamberi i fundit i myslimanëve Muhamedi a.s, përmes shpalljes hyjnore i mësoi njerëzimit para 1500 vjeteve forma të logjikshme dhe të shëndetshme për larjen e gojës dhe pastrimit të dhëmbëve, duke mos harruar se sipas disa shkrimeve përmendet se Ibrahimi a.s, ishte i pari që Zoti ja mësoi këtë formë pastrimi të gojës.
Në të kaluarën romakët e vjetër si dhe evropianët gjerë në kohët e mesme të tyre gojën e pastronin me urinë dhe më e preferuara ishte urina e importuar nga Spanja. Nëse nuk arrinin deri tek ajo atëherë e zëvendësonin me urinë të qeve (buallit). Disa mjek në Evropë këshillonin përtypjen e zemrës ë gjarprit, apo miut mundësisht një herë në muaj që të pastronin dhëmbët e tyre.
Misvaki më i miri i të gjithëve:
Kështu erdhi Islami dhe këshilloi të zëvendësoheshin këto forma me një pemë e cila do të ishte sa e logjikshme aq edhe e shëndetshme për njeriun. Ajo do të ruante dhëmbët nga sëmundjet, nga rënia e tyre, i pastronte ato dhe e pastronte edhe gojën. Misvaki është edhe më i mirë se astat bashkëkohore dhe përmban dobi të cilat nuk gjinden në to. Bazuar në studimet bashkëkohore vërejmë se ekzistojnë rreth 182 bimë të llojeve të ndryshme prej të cilave 158 rriten në kontinentin afrikan. Megjithatë më e mira, më e përshtatshmja dhe e dobishme mbetet ajo që rritet në botën arabe të cilën e praktikonte Pejgamberi, sal-lalahu alejhi ue selem, e njohur me emrin: “Arak” (Salvadora persica)
Është vërtetuar shkencërisht se misvaki përmban substancën antibakteriale të ngjashme me penicilinë, të cilat janë me ndikim të madh në eliminimin e baktereve dhe eliminon të paktën pesë lloje të patogjenëve dhe bakteret në gojë. Sido që të jetë kjo nuk është qëllimi i temës sonë por vetëm desha të përmendi vetëm pak ilustrime rreth saj.
Efektet e Misvakut
Është freski për gojën
Forcon mishrat e dhëmbëve
Shkëlqen dhëmbët
Ndihmon në tretje
Përmirëson shikimin
Përmirëson kujtesën
Shëron dhimbjen e kokës
Rrit rrjedhshmërinë dhe inteligjencën
Relakson trurin