Microsoft sjell Windows 10 në disa modele të Lumia

Microsoft tashmë e ka prezantuar modelin e saj të telefonit që bazohet në Windows 10, ndërsa bashkë me të janë dhënë edhe disa detaje për përditësimet që do ti marrin modelet tjera të telefonave Lumia.

Më saktë, bëhet fjalë për telefonat e linjës Lumia të cilët do të përditësohen me versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows 10.

Sipas faqes zyrtare të Microsoft në Facebook, thuhet se përditësimi në Windows 10 do të jetë i mundshëm në muajin dhjetor, dhe do t’i përfshijë këto modele:

  • Lumia 430
  • Lumia 435
  • Lumia 532
  • Lumia 535
  • Lumia 540
  • Lumia 635 (1GB RAM)
  • Lumia 640
  • Lumia 640 XL
  • Lumia 735
  • Lumia 830
  • Lumia 930

Megjithatë, Microsoft se për t’i marrë këto përditësime, duhet që ta keni telefonin me memorie të brendshme prej së paku 8GB. (Telegrafi)