Microsoft Edge, mbi 1 milion shkarkime në Android brenda javës

Sipas Google Play Store, Microsoft Edge është lansuar zyrtarisht për pajisjet Android javën e kaluar dhe tashmë ky shfletues i famshëm ka tejkaluar një milion shkarkime.

Gjithashtu, përdoruesin kanë mundur që të shkarkojnë nga Google Play Store edhe versionin beta të shfletuesit Edge, dhe brenda një kohe të shkurtër ky aplikacion ka lënë përshtypje të mirë tek përdoruesit.

Microsoft Edge tani ka hyrë në kategorinë e “1 deri në 5 milionë” shkarkime.

Fatkeqësisht, nuk dihet a është i popullarizuar ky aplikacion edhe për përdoruesit e iOS-it. Është lansuar në të njëjtën kohë me versionin për Android, por TestFlight i Applet lejon vetëm 10,000 përdorues që të provojnë një aplikacion derisa është në version beta, kështu që duket se Microsoft Edge nuk është pritur aq mirë te përdoruesit e iOS-it në krahasim me ata të Androidit.

Microsoft Edge, i dizajnuar për përshtatshmëri me Windows 10, ka disa veçori të shkëlqyeshme duke përfshirë veçorinë e cila mundëson që punën qe keni qenë duke e bërë në telefon ta vazhdoni në kompjuter personal. Po ashtu, ky aplikacion mund të sinkronizojë të dhënat tuaja me të gjitha pajisjet, si dhe mundëson kërkimin me zë në internet.