Mësoni fëmijët tuaj të jenë të vlefshëm

Prindërit shpesh herë bëjnë gabime në edukimin e fëmijëve, duke vënë jetën dhe nevojat e tyre në pozitë të pakëndshme vetëm e vetëm për t’i bërë fëmijët e tyre të lumtur. Por, shkrimtarja Xhenifer Spenser pohon se lumturia është një qëllim i paarritshëm, kështu që prindërit duhet të mendojnë për të dhe të mos ngarkohen në emër të këtij qëllimi.

“Pavarësisht nga fakti se normat e të qenit prind kanë ndryshuar, çdo prind do të thotë se më e rëndësishme për të është që fëmija i tij të jetë i lumtur” – thotë Xhenifer.

– Megjithëse lumturia është një qëllim i mrekullueshëm për fëmijën, ai është i paarritshëm.

Lumturia është diçka që do të vijë si rezultat i gjërave të tjera, por nuk është qëllim i mirë. Më e mira që mund të bëni për trashëgimtarët tuaj është t’ua mësoni atyre të jenë të vlefshëm, produktiv dhe të moralshëm, dhe si rezultat i saj do të pasoj lumturia.

Burimi: novosti.rs

Përkthim: Lutfi Muaremi