Merrma shpirtin o bir…

I kujt je o bir,që e godet nënën aq shumë,
a nuk ndjen dhimbje,a nuk të dhimbsem unë,
pa mëshirë më gjuan e më përplas në tokë,
sa keq kur fëmija s’ndjen dhimbje,për nënë o Zot.

Mundin dhe hakun tim po ma kthen me torturë,
respektin që më ke borgj,po e paguan me dhunë,
nuk ta pata me borgj,këtë rrahje o bir,
e mjera unë këto ditë që jam duke i pritur.

Unë duroj shqelmat dhe shuplakat e djalit tim,
por kurrë nuk e mallkoj,sepse është fëmija im,
dhe në vdeksha një ditë nga dhuna e djalit,
edhe në varr do më rrjedhin lotët e mallit.

Më vrit o biri im njëherë e përgjithmonë,
nuk dua të rrahem më,kështu s’mund të jetoj,
merrma shpirtin tim dhe më mos më mundo,
të lutem ma merr shpirtin o bir,dhe mos më deno.

Të rrita në varfëri duke bartur me shpinë dru e bukë,
sakrifikova edhe jetën për ty dhe sot të bëra burrë,
grushtat,lotët,goditjet i le nënës për mallë,
do të më merr malli për goditjet tua o bir,edhe kur shkoj në varr.

Poezi e shkruar nga  Agim Gashi