Mëngjesi i asaj dite

Shkroi : Rashit Zylfiu 
Kushtuar vëllait tim Enis Krivaqa, Allahu e mëshiroftë

Ishin ditë të bukura të jetës sonë
Ato ditë të nxehta vere.
Fytyra jote, heshtja dhe qëndrimi yt 
Më bëri të mahnitem me ty. 
Çdo ditë të re vëreja tek t’i diçka 
Komunikimi dhe përshtypjet nuk ishin të zakonshme. 
Në thellësi të zemrës ndieja se ti ishe më i veçantë 
Ngase t’i meritoje më shumë se buzëqeshjen. 
Përkushtimi dhe interesimi yt 
Të bëri që çfarë mësove deri në vdekje e praktikove. 
Jeta na bëri të ndahemi për një kohë 
Por ti nuk i lejove kohës të na ndajë. 
Me gojën tënde të ëmbël njerëzit rreth vetes i bëre çdoherë të lumtur 
Mëngjesi i asaj dite ishte natë për ne. 
Lajmin për ty zemra ime nuk desh ta pranojë 
Pse? Sepse ti ishe njeriu që tani na mungon. 
Ti ike, por heshtja jote mbeti 
Njerëzit dëshmuan se ti ishe i mirë. 
Ne u ndamë e inshallah nën hijen e Arshit do të takohemi.
Nëse më ke harruar, atëherë thuaj:
“O Zot, kush më deshi për hir të madhërisë Sate?”
Unë do të them ja ku jam…