51622307_1169427046557601_6885967589315444736_n

ME TË VËRTETË PAS VËSHTIRËSIVE VJEN LEHTËSIMI

Ka mundësi të ndiheni të pikëlluar për një çështje dhe ndoshta të qani, ashtu si qan nevojtari.

Ju flini, po Allahu nuk fle në rregullimin e çështjeve tuaja.

Ndaluni pak…!

Ai në fshehtësi jua rregullon çështjet, dhe ju nëse do t’i dinit ato, do të qanit nga gëzimi.

Mos u brengosni nëse Allahu jua vonon arritjen e asaj që ju e doni dhe mos u ndieni keq nga përcaktimi.

Dhe mos u brengosni, nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi t’ju dhemb.
Po ju, bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (El-Inshirah: 5)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU