Imami i Qabesë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame

Imami i Qabesë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame

Imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava vizituan Fakultetin e Studimeve Islame ku u pritën nga dekani dr. Islam Hasani, i cili falënderoi imamin e Qabesë për vizitën dhe në emër të stafit të FSI-së i dëshiroi mirëseardhje.

Ai tha se ndjehen të privilegjuar me këtë vizitë. Më pas, dekani i njohu mysafirët me historikun, të arriturat dhe zhvillimin e FSI-së, përgjatë viteve, duke shprehur kështu gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me institucionet e larta arsimore të Arabisë Saudite.