Pyetja:
Esselamu alejkum. Çfarë është puna nëse të propozojnë për martesë dhe mundohesh ta arrish atë, duke falë edhe namaz istihare, mirëpo është familja ajo që pengon këtë lidhje, andaj a mund të besojmë se mos arritja e lidhjes së saj është kaderi i Zotit apo se …?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
E nderuar duhet të dimë një send dhe të jemi shumë të bindur në të: çdo gjë që ndodhë në këtë botë nuk mund të ndodhë ndryshe vetëmse me kaderin e Allahut xh.sh., porse njeriu bartë përgjegjësi për punën e pa pëlqyer nëse ai është shkaktar për të dhe shpërblehet për punën e mirë nëse, po ashtu, është shkaktar, por me rëndësi është se çdo gjë ndodhë sipas kaderit të Allahut xh.sh./radioislame