Makarona me patate dhe me sallam

Përbërësit:

 
1/2kg makarona,
1/2kg patate te qeruara,
200gr sallam,
250gr djathe,
1 luge rigon,
1 luge ereza te perziera,
vaj,
kripe dhe piper i zi.

Përgatitja:
Patatet e qeruara i presim ne kube dhe i ziejme ne uje te valuar.Patatet e ziera i derdhim ne kullojse dhe i shperlajme me uje te ftohte.
Ne tenxhere tjeter me uje te valuar hedhim vaj dhe kripe dhe ne te i ziejme makaronat. Makaronat e ziera i derdhim ne kullojse dhe i shperlajme me uje te ftohte.
Hedhim vaj ne enen e qelqit rrezistuese ndaj zjarrit. Ne ene e hedhim gjysmen e makaronave, siper hedhim patatet e ziera pastaj siper tyre hedhim sallamin e prere, ereza te perziera dhe rigon .Pastaj ne ene hedhim makaronat e mbetura dhe hedhim rigon.Siper makaronave, grijme djathin.Enen e veme ne furre, pjekim 29 minuta ne temperature prej 200 0 C. Pjaten e zbukurojme me sallat jeshile , magdanoz dhe me gjera te tjera sipas shijes tuaj./Mesazhi