Majdanozi forcon imunitetin dhe lufton kancerin

Në një studim më të fundit në Japoni, shkencëtarët kanë zbuluar se majdanozi përmban një lëndë antioksidante, e cila lufton trupat e huaj që shkaktojnë alergjitë.

Për shkak të përmbajtjes së kësaj lënde, majdanozi shihet si një trajtim shumë i mirë kundër infeksioneve, kontraktimet, mbron trupin nga rreziku i kancerit, ndalon prodhimin e acidit urik, mbron ADN-në, vonon pleqërinë dhe lufton sëmundjet kronike.

Sipas shumë studimeve të tjera, lënda që përmban majdanozi, mbron shëndetin nga kanceri i gjirit dhe i mitrës, dy kanceret më të përhapura tek gratë, të cilët vrasin çdo vit mbi 15 gra në mbarë globin.

Studime të tjera kanë vërtetuar se majdanozi mbron truin edhe nga kanceri i muhskërive, prostatës, i gjakut, lëkurës, tiroideve etj… Përdorimi i majdanozit aktivizon proteinën që frenon zhvillimin e qelizave kancerogjene, të cilat shkurtimisht njihen si P53. /AO/