Lajthia eliminon parazitët nga zorrët!

ajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vaji i saj yndyror i frutës.

Thelbi i frutës së lajthisë ka mjaft vitamina, si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna, transmeton “Zëri.info”.

Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë. Gjethet e thara të lajthisë kanë pak të hidhur. Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.

Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë. Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dispepsia (problemet e stomakut) dhe fshikëza e tëmthit./(Zëri)