KUSH DO T’I BLEN LOTËT E SYVE TË TU ?!

Shko në treg dhe prezantoi lotët e tua, a do të gjesh njeri që do t’i blen ato dhe me çfarë çmimi do t’i shesësh?!

Ato s’do të kenë asnjë vlerë dhe peshë, mirëpo sa kushtojnë lotët e tua tek Allahu?!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që nuk fle duke bërë roje në rrugën e Allahut!”.

Një prej të parëve tanë thotë: Na ka arritur se të gjitha veprat peshohen, përveçse lotit që del nga syri i robit i cili qau nga frika e Allahut, ky lot nuk mundet të peshohet dhe vlerësohet, dhe me një lot që del nga frika për Allahun fiken detet nga zjarri!

Njeriu para Allahut i ka dy qëndrime: I pari: Në namaz. Dhe i dyti: Ditën e Kiametit. Sipas qëndrimit tënd të parë, do të vjen suksesi yt në qëndrimin e dytë!

O Zot kërkoj mbrojtje tek Ti nga zemra që nuk ka frikë, dhe nga syri që nuk loton dhe nga lutja që nuk pranohet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU