KUR FLET ME ALLAHUN

Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë ta mbushësh llogarinë e celularit tuaj…
Kur flet me Allahun, nuk ke pse heziton në fjalët e tua…
Kur flet me Allahun, nuk ke pse frikohesh se mos po të keqkupton, sepse Ai realisht të kupton…
Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë t’i thuash më fal që të pengova në këtë kohë, a ka mundësi të bisedojmë një minutë…
A e din çka është më me rëndësi në gjithë këtë?

Nuk ke nevojë ta ngritësh zërin që të dëgjojë, ende pa u shprehur me asnjë fjalë, Ai të kupton…
Është i vetmi që ti nuk turpërohesh t’i tregosh çdo gjë, dhe për çudi ai më mirë se ti i din tregimet e tua, megjithatë të dëgjon…
Nuk mërzitet e as nuk të thotë se kemi biseduar për këtë 1 miljon herë, të lutem mos më trego për këtë prapë…
Është i vetmi prej të cilit nuk turpërohesh kur qanë para Tij. E, në sexhde je në takim të veçantë me Atë…
Është i vetmi që ti e don pa ndërprerë, edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë…
Është i vetmi që të don ty pa ndërprerë, edhe pse ti nuk e din…
Të dua o Allahu im.

Përshtati : Valdet Kamberi