Kujtova Vdekjen…!

Kujtova vdekje…!

Shum kjo zemer sod po dhemb, dhe nga dhimba gjak pikon. Sytë u mbushën plot me lot, Dil o lot, aty mos rri… Dil e bëmë dhe ti shoqëri. Mos më ler mua në vetmi… Se jam mbushur plot mërzi… Ehhhh, po qaj sikur fëmijë. O Zot t’lutem na ndihmo… Po shikoj shiun e qetë, Duke u knaqur me atë qetësi, Me at’ shi, me at’ bukuri, Duke u munduar ta largoj pikëllimin, Këtë brengë që kam në brendësi. I thash vetes mënjeherë, Çfarë kam përgaditur nëse vdekja më merr? Çfarë kam punuar për atë moment? Çfarë me vete do të marr? Vdekja shumë e tmerrshme dhe e vështirë! Pa e shiju, askush s’do të rrijë. Këtë moment të vështirë, Zoti e ka lënë këtë moment Gajb për të gjithë, në dije të vet Allahu e la, jo s’ka dasht askujt t’i tregojë, Vdekja është kader i caktuar nga Rrahmani. Jo nuk ec para, as nuk shkon mbrapa… As kush nuk mund të ikë, vdekja nuk bën dallim… A je n’pushtet, apo i pasur, a je i varfër e i paditur, i moshum apo i ri, i sëmurë apo i shëndoshë… Vdekja nuk bën dallim, ajo të merr në befasi. Në shumë ajete Zoti e ka cek… Vdekja moment i rëndë do të jetë për të gjithë. Lumi ai që ka besuar,… Dhe Allahun si Zot të vërtetë e ka pranuar, dhe i devotshëm ka jetuar. Dhënien e shpirtit do të ketë të lehtë, Kur t’i vijë meleku i vdekjes, shpirtim me ia marrë Fytyrën e ndriçuar do ta ketë, dhe me pamje të bukur para do t’i dale. O i ndritshëm si dielli, me butësi shpirtin do t’ia marrë. Ohhh i mjeri ai që s’ka besuar, Momente të vështira ka për të kaluar, Ahhh sa dhimbje ka me shijuar! Jo nuk ka ku për të shkuar… Të ikësh s’ke mundësi… Ohh i mjeri, i mjeri ti! Kur të vijë momenti për të dalë nga kjo dunja! Kur të shohish melaiket e tmerruar! Kur të shfaqet dënimi yt! Kur të shohësh atë pamje!… Do harrosh se kush ishe në këtë dunja… Do harrosh të gjitha, do thuash ahhh i mjeri unë, sikur të kthehem dhe një herë në dunja… Por kthim mbrapa më nuk ka… Jo nuk e harrova unë varrin. Para syve mua m’u shfaq. Dhe vetes sime unë i fola: Çfarë kam punuar për këtë çast? Ahhh një gropë e errët dhe pa ndriçim… Pa ajër, me vuajtje e mjerim. Si do të jem në atë vend? A do më ngushtohet varri dhe frymën të ma zëjë? A do të kem shoqërues gjarprin që t’më godet? Jo jo jo… Nuk dua kjo mua të më gjejë! Qiellin e errët e shikova… Me lutje Allahut ju drejtova, Më ndihmo mos të devijohem. Këtë vuajtje mos ta përjetoj, Me devotshmëri jetën ta kaloj, Dënimin e varrit mos ta përjetoj. Në bahçe xheneti varrin na e shndërro… O Allah lutjet tona na i prano!