KUJDES NGA VJEDHËSIT E RAMAZANIT!!

1.Televizioni:

Ky është vjedhës i rrezikshëm. Në të ka emisione, dhe programe, dhe seriale, që ta prishin agjërimin apo t’i pakësojnë shpërblimet!

2. Tregjet dhe shitoret:

Ky vjedhës është i rrezikshëm në vjedhjen e të hollave dhe pasurisë pa llogari. Para se të zbresësh në treg përcaktoje qëllimin e shkuarjes tënde që mos të biesh në kurthet e këtij vjedhësi të shkathët!

3. Pagjumësia:

Vjedhës i kohës më të shtrenjtë. Ky vjedhës ia vjedh robit namazin e natës në pjesën e tretë të natës dhe e privon nga pendimi dhe nga të kërkuarit falje.

 4. Kuzhina:

Ky është vjedhës që ti ia kushton një kohë të gjatë duke përgatitur ushqime të llojllojshme. Investo në atë kohë që e kalon në kuzhinë me pendim, lexim të Kuranit, adhurime vullnetare, e jo duke përgatitur ushqime të ndryshme, që përveç se të kënaqurit e barkut nuk japin ndonjë dobi tjetër!

5. Telefoni dhe celulari:

Ka prej atyre që tanë ditën rrinë nëpër telefona e celularë, dhe nuk lënë të gjallë e të vdekur pa mos ua cenuar nderin e tyre, me përgojime, e me bartje të fjalëve, dhe gënjeshtra, dhe përhapje të metave dhe fshehtësive.

6. Koprracia:

Lëmosha të mbron nga zjarri dhe lëmosha më e mirë është ajo e Ramazanit. E jotja mbetet të japish lëmoshë fshehurazi dhe haptazi.

7. Tubimet ku nuk përmendet Allahu:

Ky vjedhës ta deponon humbjen dhe dëshpërimin për Ditën e Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “”Kush ulet në një vend dhe nuk përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe do të pendohet”.

8. Mosrespektimi i prindërve:

Ky vjedhës nuk mëshiron fare dhe nga rezultatet më të rrezikshme të tij është mospranimi i lutjes.

9. Përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe gënjeshtra:

Ky vjedhës i djeg shpërblimet e agjërimit, sikurse njeriu të mos kishte agjëruar fare. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”.

10. Fejsbuku:

Ky është vjedhësi më i madh! Nëse nuk e përdor për vepra të mira dhe mirësi, atëherë ai do të angazhon me vepra të liga dhe ligësi. Pra, tento që ta shfrytëzosh në thirrje të fesë së Allahut dhe në përhapjen e fesë dhe moralit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU