RTV PENDIMI

Lajme

Kosovë, shtrenjtohet për 15,4 për qind energjia elektrike

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet për 15,4 për qind në Kosovë, transmeton Anadolu.

Siç njofton ZRRE-ja, tarifat e reja me shtrenjtim do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli 2023.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në mbledhjen e bordit tha se “arsyeja është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike”, meqenëse kanë konsideruar se nëse nuk ka furnizim të qëndrueshëm kostoja do të jetë shumë me e madhe sesa kjo rritje.

“Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, ka theksuar Fejzullahu.

Ndër arsye të tjera të rritjes së çmimit të energjisë elektrike janë përmendur edhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend dhe shkalla e lartë e inflacionit.

Fejzullahu në konferencë për media tha se tarifat e reja janë në fuqi deri më 31 mars të vitit 2024, në rast se nuk ka ndonjë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm për rritje shtesë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e