
Nedim Berisha, një rrugëtim përkushtimi që kulmoi me prezantimin e aplikacionit të ri të RTV Pendimit në 20-vjetorin e tij!
20 vite më pranë të vërtetës! 💙
Më 24 tetor 2026, patëm kënaqësinë të festojmë 20-vjetorin e Radio Televizionit Pendimi në Prishtinë. Një jubile i veçantë, që shënon 20 vite përkushtim, sakrificë dhe punë të palodhshme në rrugën e Allahut. 🤲
Për mua, kjo ditë kishte një emocion të veçantë.
Tashmë janë bërë pesë vite që jam pjesë e stafit të RTV Pendimit. Rrugëtimi im filloi si transmetues në diasporë, së bashku me vëllain Isak Sinani. Asokohe, nuk e kisha menduar se një ditë do të më jepej mundësia të kontribuoja edhe në zhvillimin teknologjik të këtij Mediumi.
Sot, pas gjithë këtyre viteve, pata fatin dhe nderin që në këtë jubile të prezantoj para të pranishmëve aplikacionin e ri të RTV Pendimit, versionin 6.0.0, një projekt në të cilin kam punuar me shumë dëshirë, përkushtim dhe përgjegjësi.
Për mua, kjo nuk ishte thjesht prezantimi i një aplikacioni, por një moment i veçantë në rrugëtimin tim personal me RTV Pendimin. Nga transmetimet në diasporë, deri te prezantimi i një aplikacioni të ri në 20-vjetorin e këtij institucioni.
Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e RTV Pendimit, Hevzi Hasani, për besimin, mbështetjen dhe mundësinë që më ka dhënë të jem pjesë e këtij misioni. Falënderoj gjithashtu të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj gjatë këtyre viteve.
Mbi të gjitha, falënderoj Allahun që më ka mundësuar të jem pjesë e kësaj pune dhe që më ka dhënë mundësinë t’i shfrytëzoj njohuritë dhe aftësitë e mia për diçka të dobishme në rrugën e Tij.
Allahu e bekoftë RTV Pendimin, drejtuesit, stafin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë këtyre 20 viteve! 🤲💙
20 vite më pranë të vërtetës – dhe rrugëtimi vazhdon! 💙