
Mualime Xhejlan Ali Jonuzi: RTV Pendimi, 20 vite në shërbim të dijes dhe vlerave
20-vjetori i RTV Pendimit
Pata kënaqësinë dhe nderin të jem pjesë e ceremonisë festive të organizuar në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të RTV Pendimit.
Kjo mbrëmje e veçantë bashkoi stafin, hoxhallarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e këtij mediumi, i cili për dy dekada ka përcjellë dije, vlera dhe mesazhe të dobishme për shoqërinë tonë.
RTV Pendimi ka dhënë një kontribut të çmuar në informimin, edukimin dhe forcimin e vlerave tona, duke qenë një zë i rëndësishëm i së mirës dhe i mesazheve të dobishme.
Lus Allahun që ta begatojë këtë medium, t’ia shtojë suksesin dhe ta udhëzojë në rrugën e misionit të tij fisnik.
Urime 20-vjetori, RTV Pendimi! Edhe shumë vite të tjera në shërbim të dijes, vlerave dhe shoqërisë!
@RTV Pendimi
Luljeta Beqiri