Koreanët e përdorin telefonin e tyre të mençur për më shumë se 3 orë në ditë

Koreanët përdorin telefonin e tyre të mençur me mbi tri orë në ditë mesatarisht, thuhuet sipas një studimi të ri që u publikua sot.

Sipas raportit nga KT Economic & Management Research Lab që është bërë në lidhje me ndryshimet në stilin e jetës së koreanëve që nga futja në treg e telefonave të mençur, koha mesatare e përdorimit të telefonit të mençur në ditë u shënua në 219 minuta në muajin shtator.

Kjo është një rritje prej 2.4-fish më shumë nga 91 minuta sa ishte regjistruar si kohë e përdorimit të telefonit në muajin mars 2012, kur kishte më pak njerëz që përdornin telefona në krahasim me ditët e sotme.

“Futja e telefonave të mençur e ka bërë jetën e koreanëve më të përshtatshme në përgjithësi,” thuhet në raport. “Ndërkohë, ajo ka sjellë ndryshime të rëndësishme në stilin e tyre të jetesës, pasi njerëzit tani shpenzojnë më pak kohë duke medituar, duke pushuar apo duke lexuar libra, revista dhe gazeta.”

Raporti tregoi se 20 vjeçarët në Kore telefonin e tyre e përdorin për 281 minuta në ditë mesatarisht.

Kjo ishte shuma më e madhe e kohës në krahasim me moshat tjera. Adoleshentët shpenzojnë 239 minuta, ndërsa ata që janë në të 30-tat, 40-tat dhe 50-tat e tyre e përdorin telefonin për 220 minuta, 189 minuta dhe 151 minuta, përkatësisht. (Telegrafi)