Kështu mund ta ulni temperaturën në kushte shtëpie, pa antibiotikë

Çdokush e ka provuar të sëmuret të paktën një herë dhe sëmundja të jetë shoqëruar me temperaturë të lartë.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur rritja e menjëhershme e temperaturës ka çuar në pasoja të rënda për shëndetin.

Kur rritet temperatura do të thotë se pacienti është i infektuar ose ka një çekuilibër në trup.

Bakteret, viruset apo mikroorganizma të tjera, janë duke u përpjekur për të gjetur terren. Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë ftohja, gripi apo sëmundjet ngjitëse.

Ethet nuk janë në vetvete një sëmundje, por thjesht një simptomë se diçka po ndodh brenda trupit.

Por në qoftë se temperatura është shumë e lartë, mund të përdorni disa produkte të thjeshta në kushtet e shtëpisë për t’a ulur, vetëm se, në çdo rast duhet të konsultoheni me mjekun.

1. Një mënyrë klasike për uljen e etheve është duke fërkuar me një leckë të lagur me ujë të ftohtë (jo akull) në zonën e kyçeve, të duarve, ballit dhe këmbëve për të lehtësuar shpërndarjen e ngrohjes. Masazhi këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore.

LEXO EDHE: Ulin nivelin e glukozës në gjak

2. Vendosni këmbët në ujë me uthull dhe mbajini për rreth 10 minuta.

3. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve; shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çaj për të ulur temperaturën.

Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta.