Hulumtimet e fundit kanë konstatuar se vaji i ullirit ka përmbajtje të njëjtë sikurse ibuprofeni. Kjo do të thotë se në rast të dhimbjeve, reumatizmës, etheve të ndryshme dhe sëmundjeve të zemrës, një sasi e caktuar e vajit të ullirit mund të ketë të njëjtin efekt sikurse ilaçi.
Mjeku Gary K. Beauchamp i Universitetit të Filadelfias shpjegon se këtë efekt mund ta ketë vetëm vaji i ullirit natyror, i cili fitohet nga shtrydhja e parë, transmeton “Zëri.info”.
Kur zihet vaji i ullirit, atëherë ky efekt zvogëlohet, thotë ai. Njerëzit që jetojnë në vendet mesdhetare e përdorin vajin e ullirit të papërpunuar për sallata e perime dhe në këtë mënyrë arrihet efekti i plotë i shëndetshëm.
Vaj i ullirit përdoret kryesisht si një ushqim, por ai së fundi përdoret edhe si terapi kundër ulcerave të stomakut./(Zëri)