KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

– E para: Nëse je sprovuar me dashurinë ndaj epsheve!

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me namazin.

Argumenti: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta”. Merjem 59.

– E dyta: Nëse ndjen se nuk ke sukses dhe ndjehesh i palumtur!

Zgjidhja: Rishikoji marëdhëniet e tua me nënën tënde.

Argumenti: “dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm”. Merjem 32.

– E treta: Nëse ndjen ngushtim në gjoks dhe ke stres!

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me Kuranin

Argumenti: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të Mjeruar”. Taha 124.

– E katërta: Nëse e ndjen se nuk je i përqendruar në të vërtetën!

Zgjidhja: Rishikoji marëdhëniet e tua me këshillat.

Argument: “E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim”. Nisa 66.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU