Katër gjëra që nuk duhet të postoni në Facebook

Ja disa gjëra që nuk duhen postuar në Facebook:

1. Mos u bëni të rëndomtë
Facebook është një komunitet i madh. Të gjithë kontaktet tuaj, qofshin miq apo thjesht të njohur, lexojnë atë që shpërndani dhe asimilojnë një pjesë tuajën, ndërsa ju postoni gjëra që rrëfejnë atë çfarë jeni. Nëse keni patur një ditë të keqe, miqtë do të jenë solidarë më ju. Nëse keni pasur diçka për të festuar, ata do t’ju urojnë. Një foto e juaja do të tërheqë interes më shumë se çdo gjë tjetër.

Por mendohuni mirë për atë që postoni: të mos jeni dëshpërues apo ofendues.

2. “Mafia” e ilaçeve
Ka persona që, pa qenë doktorë apo infermierë, postojnë mbi rreziqet e një mjekimi, apo një trajtimi shëndetësor, duke shtuar edhe linkun e një artikulli mbi efektet e mundshme në çfarëdo sëmundje, që nga shqetësimet mendore deri tek kanceri. Por kjo është një sjellje e papërgjegjshme nga persona që nuk janë ekspertë dhe është shqetësuese për personat që kanë marrë një ilaç të tillë për t’u kuruar.

Nuk i dihet kurrë, pasi ajo që ju postoni mund të ndikojë tek një person i prekur nga depresioni që, përshembull mund të ndërpresë mjekimin dhe të përkeqësohet.

3. “Modesti false”
Sigurisht që njihni këto tipe postimesh, edhe pse ky term tingëllon si i ri. Ndoshta as juve nuk ju pëlqjenë. “Ua, nuk arrij të vendos dot mes një kroçere në Mesdhe apo pushimeve në një resort në Cabo”; “Kam miliarda emaile për të lexuar, nuk do ia dal dot kurrë. Jam shumë e zënë”, janë disa nga këto postimet e modestisë false.

Por mjaft! Nëse keni lajme të mira, shpërndajini me miqtë. Por mos i transformoni në një rast për të marrë lëvdata nga miqtë tuaj. Ndoshta këto lëvdata do t’i merrni dhe pa këto postime.

4. Gjëja më e bezdisshme…“postimet e paqarta”
Për ata që nuk e dinë “vaguebooking” në Facebook është aludimi për një ngjarje, qoftë pozitive apo negative, pa dhënë asnjë detaj. Postime të tipit: “Nuk e kisha menduar kurrë se një mik do më trajtonte kështu. E mora mësimin”, apo “Një ditë për t’u mbajtur mend! Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta!”, etj.

Mjaft! Të ndash një postim të tillë do të thotë se dëshironi vetëm që miqtë tuaj t’ju pyesin: “Pse? çfarë ka ndodhur? A je mirë? Lajme të mira?”. Nëse do t’ua tregoni, ua thoni direkt, ose mos postoni asgjë.

Facebook nuk është vetëm vendi virtual ku mund të thuash gjithçka që mendon e provon. Është një botë ku të tjerët lexojnë postimet tuaja dhe mund të përgjigjen. Nuk është një auditor”, por një “lagje” shumë e madhe. Mendoni se çfarë do të thoni, a do ta ndanit atë me më shumë se 500 persona në jetën e vërtetë? Nuk jeni duke bërtitur në një dhomë boshe, por po flisni me të gjithë kontaktet tuaja. Ndaj, jini të kujdesshëm me bisedat tuaja virtuale, ashtu si në jetën e vërtetë./kohaislame