Kanella nuk është vetëm erëzë, por mbrojtëse e shëndetit

Aroma karakteristike e kanellës për shumëkënd asociacion me aromën e biskotave, por jo shumë e dinë se kanella nuk është vetëm një shtesë e shijshme për ëmbëlsirat, por edhe një ilaç natyral.

Kanella është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve, përmban kalcium, hekur, mangan, vitaminë C dhe K, si dhe fibra dietetike. Ja pse duhet më shpesh të konsumoni kanellë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

– Rrit imunitetin: Kombinimi i mjaltit dhe kanellës për shumë vite përdoret si një ilaç natyral. Një lugë çaji mjaltë dhe një e katërta lugë çaji kanellë të tretura në një gotë me ujë të ngrohtë e rrit imunitetin dhe mbron trupin kundër viruseve dhe baktereve.

– Stimulon trurin: Studimet kanë treguar se aroma e kanellës mund të përmirësojë aftësitë njohëse, kujtesën, kryerjen e detyrave të caktuara dhe të provokojë vigjilencë dhe përqendrim. Një sugjerim i mirë është për të marrë qirinj me parfum kanelle.

–  Ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak: Një studim i kryer në vitin 2003 tregoi se përdorimi i rregullt i kanellës mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit të keq (LDL). Studimi përfshiu njerëzit me diabet të tipit 2 që kanë konsumuar 1 deri 6 gramë kanellë në ditë. Kolesteroli i tyre u zvogëlua me 18 për qind dhe niveli i sheqerit në gjak me 24 për qind.

–  Zvogëlon dhimbjet menstruale: Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale duhet të rrisin sasinë e konsumimit të kanellës. Me përdorim të rregullt, kjo erëzë ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.

 – Rrit nivelin e energjisë dhe përmirëson qarkullimin: Ndiheni të lodhur dhe pa energji? Pini një filxhan çaj frutash me ¼ lugë kanellë. Përveçse kjo përzierje provokon vitalitetin, përmirëson edhe qarkullimin. Kjo është veçanërisht e dobishme për njerëzit që kanë gjithmonë këmbët e ftohta.

– Eliminon urinë: Kanella rregullon sheqerin në gjak dhe për këtë arsye eliminon ngacmimet e urisë. Dietologët rekomandojmë një meze të lehtë me molla të pjekura, duke i hedhur sipër kanellë. Kombinimi i kanellës dhe mollëve ka shumë përparësi. Është dëshmuar se njerëzit, të cilët rregullisht konsumojnë mollë me kanellë kanë më pak yndyrë në bark.

Ka efekt pozitiv në lidhje me kapsllëkun: Kanella është një burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, e cila ndihmon njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, si dhe gjithashtu ndihmon në rastin e sindromës së zorrëve të acaruara. Besohet se futja e rregullt e sasive të vogla të kanellës ka një ndikim pozitiv kur kemi të bëjmë me gazrat në stomak.

– Zbut lëkurën e vrazhdë në këmbë: Përzieni lëngun nga pesë kokrra limoni, një lugë çaji vaj ulliri, gjysmë filxhani qumësht, gjysmë gotë me ujë dhe dy lugë kanellë dhe zhytni këmbët tuaja në këtë përbërje të lëngshme për 15 minuta. /ZËRI/