Kancelarja gjermane javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin

Kancelarja gjermane javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin pasi fillimisht ajo anuloi vizitën si rezultat i përkeqësimit të situatës në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i kancerales gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel më 10 tetor për bisedime në Kuds do të takohet me kryeministrin izraelit, Naftali Bennet, presidentin Izchak Herzog dhe kryediplomatin Yair Lapid.

Gjatë vizitës së saj më 9-11 tetor, kancelarja gjermane po ashtu do të takohet me anëtarët e kabinetit izraelit.

Siç është planifikuar, Merkel po ashtu do të vendosë kurorë lulesh në prani të kryeministrit Bennet në Memorialin e Holokaustit ‘Yad Vashem’.

Në një ceremoni në Kuds, Merkel do të nderohet me një doktoratë nderi nga Instituti i Teknologjisë ‘Tecnion-Israel’ në Haifa.

Sipas programit, kancelarja më 11 tetor po ashtu do të bashkohet me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare nga Tel Avivi.

Vizita e fundit e kancelares në Bregun Perëndimor ishte në vitin 2006. Ndërkohë, Seibert tha se ajo nuk do të vizitojë territoret e administruara nga palestinezët kur ajo të vizitojë Izraelin.