Libia rinis fluturimet direkte për në Kajro pas pezullimit shtatëvjeçar

Libia rinis fluturimet direkte për në Kajro pas pezullimit shtatëvjeçar

Fluturimet direkte midis Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros të Egjiptit dhe Aeroportit të Libisë Mitiga në Tripoli do të rifillojnë pas një pezullimi shtatëvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta shtetërore Al-Ahram tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Kajros do të pranojë dy fluturime sot nga Aeroporti Mitiga.

Sipas gazetës, Afriqiyah Airways do të kryejë nëntë fluturime javore nga Libia në Kajro.

Fluturimet direkte midis aeroportit me bazë në Kajro dhe Libisë u pezulluan në vitin 2014 për shkak të pasigurisë në Libi.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Më 16 mars, një qeveri e re kalimtare e unitetit e kryesuar nga Abdul Hamid Dbeibah u miratua për të udhëhequr vendin drejt zgjedhjeve këtë dhjetor.