Jam një djalë 19vjeçar, jam beqar, i ndikuar dhe i dhënë shumë pas bukurisë së femrave.

RRUGA E SHPËTIMIT NGA SPROVA E GRAVE!

Pyetje:
Jam një djalë 19vjeçar, jam beqar, i ndikuar dhe i dhënë shumë pas bukurisë së femrave.
Me çfarë më këshilloni, si t’i largohem sprovës(fitnes) së femrave, ngase e tërë vëmendja ime qêndron tek bukuria e femrës, pothuajse gjatë gjithë kohës më ndodhë një gjë e tillë!?

Përgjigje:
Duhesh ta largosh shikimin tënd nga femrat, t’i ndërpresësh mendimet e tua nga gjërat e tilla.
Duhet të meditosh se çfarë ka përgatitur Allahu i Madhëruar për ata që e ruajnë veten(nderin) e tyre dhe largohen nga gjërat që i ka ndaluar Allahu i Madhëruar.

Gjithashtu, nxito dhe martohu, ngase martesa(për hirê të Allahut) ta ruan shikimin(nga haramet) dhe organin(nga imoraliteti).
Martesa, njêherit është edhe nga gjërat që t’i largon mendimet e këqija dhe të kota dhe të bën të mjaftohesh me gjëra(me gruan tënde) hallall(të lejuara).

Allahu e dinë më së miri

Shejh Ibn Xhibrini, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani