Virusi i Ebolës po përhapet me ritme të shpejta, duke e çuar në 4.033 numrin e viktimave. Shumica e vendeve nëpër botë kanë rritur masat e sigurisë me 5 herë, për të parandaluar rrezikun.
Mbretëria e Bashkuar vendosi që pasagjerët që do të hyjnë në aeroportet e saj do të kalojnë nëpër disa kontrolle mjekësore. Këto ekzaminime do të bëhen për të verifikuar nëse ndonjë pasagjer do të shfaqë simptomat e virusit vdekjeprurës:
1.Temperaturë e lartë.
2.Dhimbje koke.
3.Dhimbje e muskulaturës.
4.Dhimbje e fytit.
6.Dhimbje stomaku.
7.Mungesë e oreksit.
8.Rënie e madhe në peshë për më pak se një muaj
9.Hemoragji
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se kushdo që shfaq këto simptoma duhet t’i nënshtrohet me urgjencë kontrolleve mjekësore.
Sipas OBSH, Ebola po importohet nga Afrika Perëndimore dhe aeroportet janë pika kyçe të kalimit të njerëzve, por jo kontrollesh të sakta.
Janë analizat e gjakut ato që mund të ndihmojnë në identifikimin e virusit nëpër laboratorë specifikë, ndërsa aeroportet aktualisht nuk e kanë këtë kapacitet.