Ja si u ndërtuan piramidat

Inxhinieri Peter James kundështon idenë sipas të cilës egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat duke transportuar blloqe të mëdha graniti.

Sipas tij fillimisht është ndërtuar një bërthamë e brendshme duke përdorur blloqe më të vogla dhe më të lehta, se sa gurët e mëdhenj që janë vendosur në pjesën e jashtme. Më pas, është bërë ndërtimi i pjesës së jashtme të piramidës duke përdorur skela.

“Vetëm shikoni numrat. Sipas teorive aktuale, për të vendosur 2 milionë blloqe, egjiptianët do të duhej të vendosnin një bllok të madh çdo 3 minuta. Unë besoj se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat njësoj si ndërtohen sot shtëpitë moderne”, tha inxhinieri për Daily Mail. Ai thotë se fillimisht, ishin përcaktuar 4 cepat e piramidës, njësoj si 4 cepat e një shtëpie. Sipas tij, duke flluar nga muret e dhomës së varrimit, egjiptianët kanë ndërtuar platforma të pjerrëta. Peter hedh poshtë edhe atë çka njerëzit besojnë, se egjiptianët i ndërtuan piramidat si një shkallë për të shkuar në parajsë dhe tek Zotat. /Zëri/