Lentet mund të rrisin rrezikun e infeksioneve në sy, duke ndryshuar mënyrën se si bakteret jetojnë në kokërdhok, thotë një hulumtim i ri.
Hulumtuesit kanë gjetur se lentet transferojnë baktere nga lëkura në sy, duke prishur kështu ekosistemin e baktereve dhe duke shkaktuar infeksione dhe inflamacion.
Shkencëtarja dhe udhëheqësja e studimit, Dr. Maria Gloria nga Qendra Mjekësore ‘Langone’ në Nju Jork, tha: “Hulumtimi ynë tregon qartë se duke vendosur objekte në sy, të tilla si lente kontakti, nuk është një akt i mirë për syrin,” transmeton Lajmi.net.
“Këto gjetje do të na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë problemin shumëvjeçar pse lentet janë më të prira për të infektuar sytë,” thotë ajo.
Studiuesit u bënë analiza të syrit nëntë personave të cilët kishin vendosur lente dhe 11 të tjerëve të cilët nuk i mbanin ato fare.
Ata gjetën se tek personat të cilët mbanin lente, sipërfaqja e syrit ishte e mbushur me më shumë baktere se sa te ata të cilët nuk mbanin.
Tri herë më shumë ishte e pranishme përqindja e llojeve të baktereve në sytë e personave që mbanin lente.
Ekosistemi mikrobik i personave që mbanin lente doli të jetë i ngjashëm me atë mbi lëkurën e jashtme të syrit.