iPhone me bateri që zgjat një javë të plotë!?

Në një lajm të publikuar në gazetën britaneze Telegraph, bëhet e ditur se kompania Intellegent Energy ka bashkëpunuar me Apple për të sjell një version të ri të iPhone i cili mund të punoj deri në një javë, pa nevojë për rimbushje me rrymë.

Teknologjia e re e përdorur nga kompania britaneze duket se do të përdor teknologjinë e re që përdor hidrogjenin si fuqizues me energji.

Kjo teknologji punon duke kombinuar hidrogjenin me oksigjen për të krijuar elektricitet, ndërkohë që një sasi e vogël e ujit dhe nxehtësisë krijohen si mbetje.

Kompania thuhet se po punon ngushtë me Apple, duke krijuar kështu një iPhone 6 të madhësisë dhe formës së njejtë mirëpo që punon me sistemin e ri për elektricitet.

Pronarët e Intellegent Energy kanë deklaruar se një çmim prej 300 funtash do të ishte shuma e përshtatshme për lansim të pajisjes në treg. (Telegrafi)