iPhone 7, çka po flitet për modelin e ri të telefonit të Apple?

Edhe pse Apple Watch ka vetëm disa ditë që është lansuar zyrtarisht, thashethemet për iPhone-in e ardhshëm, potencialisht iPhone 7 tashmë kanë filluar të marrin formë.

Një listë e madhe e raporteve mediale sugjeron se Apple po planifikon të sjell inovacione të shumta në gjeneratën e ardhshme të iPhone dhe mu për këtë, kompania amerikane është tani në të vërtetë duke planifikuar ta kalojë gjeneratën e iPhone 6S tërësisht, dhe në vend të kësaj të shkojë drejtpërdrejt në drejtim të një linje të re nën emrin e iPhone 7.

Sipas një reviste kineze thuhet se Apple po planifikon që të përdor një lloj të ri të metalit të cilin e ka vënë në Apple Watch, dhe se i njëjti do ta bëjë iPhone 7 rreth 60 për qind më të fuqishëm sesa modelin paraprak.

Sipas Ming-Chi Kuo pritet që Apple ta zbulojë edhe Force Touch në iPhone 7, dhe ndër të tjera kjo do të mund të nënkuptojë edhe eliminimin e butonit përpara të iPhone.

Force Touch nuk e zbulon presionin e drejtpërdrejt të aplikuar nga gishtat. Në vend të kësaj, ajo monitoron zonën e kontaktit në të cilin gishti e prek ekranin për të vendosur se sa i madh është presioni.

Në mesin e raporteve tjera është thënë edhe se iPhone 7 do të vijë me ekranin prej 4,7-inç dhe 5.5-inç.

Apple nuk do të nxjerrë një model të iPhone 7 me ekranin prej 4-inç këtë vit, edhe pse kjo bie në kundërshtim me raportet e mëparshme. iPhone 7 pritet të sjell edhe processor më të fuqishëm dhe 2GB RAM. (Telegrafi)