Hyundai i30, më i gjerë dhe më i sigurt!

Sipas asaj që është bërë e ditur shitja e modelit të ri, Hyundai i30 nuk do të fillojë para pranverës së vitit 2017. Koreanët i kanë mbajtur gati dimensionet e njëjta si te paraardhësi (4.340/1.795/1.455 mm, hapësira ndërboshtore 2.650 mm), derisa automobili vizualisht i ngjanë Hyundai i40.

Brendësia megjithatë është bërë nga materiale më cilësore, më të bukura në pamje dhe më të buta në prekje. Sistemi i ri “infotainment” tani mbështet aplikacionet “Apple carplay” dhe “Android auto”, kështu që me këtë Hyundai i30 nuk mbetet mbrapa nga konkurrenca,

Për siguri kujdeset tempomati “adaptues”, ndërsa prodhuesi i tij thotë që ky model do të jetë më i gjerë se paraardhësi (vëllimi i bagazhit është rritur për 15 litra, tani i ka 395 litra) si dhe ky thuhet se do ta ketë ngasjen më të mirë.

Oferta e motorikës ende nuk është përfunduar por parashikohet  se Hyundai i30 përveç atij atmosferik 1.4-litra me benzinë që ofron 100 KF, do të shfrytëzojë edhe motorin 1.0 me trecilinda dhe 120 KF, sikurse edhe atë të riun 1.4-litra turbo me 140 KF. Sa i përket motorëve më naftë, 1.6 CRDi (që te paraardhësi i kishte 110 KF dhe 133 KF) tani do të jetë në dispozicion në version më të dobët me 95 kuaj fuqi./(Zëri)