Haxhi i dashur

Kam një këshillë për ty:

Haxhin përfundoje me dy gjëra:
1. Duke lavdëruar dhe falënderuar Allahun, Bamirësin absolut që ta ka mundësuar të përmbushësh këtë obligim dhe shtyllë të Islamit.
2. Duke bërë istigfar (kërkuar falje) shumë, gjë që është etike të aplikohet pas çdo vepre të kryer me sukses.

U kthefsh shëndosh e mirë, i pastruar prej të këqiave dhe me haxh të pranuar!

Shkruan hoxha Ekrem Avdiu. /Radio Pendimi