I
Hapi sytë shihe botën
A ankohesh për të kotën
A kërkon nga Zoti pare
Apo ndoshta tjetër qare
A kërkon shtëpi shum katshe
Apo jetë të rehatshme
A je rob falenderues
Apo ende je ankues
Nuk po mirem shum me ty
Që ke këmbë duar sy
Fal namaz falendero
Si njeri vazhdo jeto
II
Vazhdoj fjalët për ti shkruar
Ty që Zoti t’ka sprovuar
Ti që je i palëvizshëm
Që shpesh’her je i mërzitshëm
Ti që je i sëmurë shum
Që nga dhimbjet nuk bën gjum
Bën ti sabër dhe duro
Nga All-llahu ndihmë kërko
Se kush janë durimtarë
Gjithmon dalin fitimtarë
Nga Zoti kërko Rahmetin
Me Islam fito Xhennetin
Në Xhennet jemi njësoj
Duar këmbë sy e goj
Në Xhennet nuk ka mërzi
Veç të mira knaqësi
Zoti brengat ju largoft
Në Xhennet gjithve ju qoft ( Amiiin )
Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah )