Sunullah ISLAMI
Ditëve të fundit lajmi për konvertimin e plakut 90 vjeçar nga mysliman në Katolik bëri bujë në rrjetet sociale ku spikati satira e llojit “Autogol në minutën e 90-të”!
Baca Shaban (tash ZEF) shum ishte i qartë. Ai tha se prej tash e tutje ai është Katolik dhe sipas tij RAKIJA (alkooli) qe shkak i konvertimit të tij sepse në Islam nuk e kishte të lejuar. Vlen të theksohet opinioni i të gjithë hoxhallarëve se Pija e Alkoolit nuk të nxjerr nga feja por mbetet veç Mëkat i Madh, andaj Baci
ka mund të pijë e të vazhdoj së qenuri Musliman por nejse…
DR.IZEIR ILJAZI thotë:
Do të donim t’i përmendnim disa nga dëmet që i sjell alkooli:
1.Duke depërtuar në organizëm nëpërmjet gojës, alkooli i dëmton buzët, gjuhën dhe fytin dhe shkakton mahisje djegëse, e cila zhvillohet më tej në kapërcell dhe shkakton vjellje të ushqimit;
2.Duke e ngacmuar mukozën e stomakut, alkooli i zgjeron enët e gjakut dhe pas mahisjes vjen ulçera e stomakut e cila është shumë e përhapur ndër alkoolistët;
3.Dëmin më të madh e pëson organi jetësor i organizmit, laboratori qendror i tij – mëlçia e zezë;
4.Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut shfaqen kryesisht te njerëzit që e përdorin alkoolin për një kohë të gjatë. Çelësi i mjekimit të sëmundjeve të tilla është ndërprerja e plotë e të gjitha pijeve alkoolike;
5.Alkooli është shkaktar i sëmundjes së tuberkulozit, sepse me përdorimin e tij zvogëlohet forca mbrojtëse e organizmit dhe kështu ekziston mundësia që mikrobi të gjejë truall për t’u zhvilluar;
6.Disa mjekë i akuzojnë si kancerogjene veçanërisht pijet alkoolike me ngjyrë. Statistikat botërore tregojnë se kanceri i faringut, i kapërcellit dhe i stomakut është më i shpeshtë tek alkoolistët;
7.Alkooli është shkaktar për ndryshimet në lëkurë, të cilat rrjedhin si pasojë e ndryshimit të enëve të gjakut. Ato i japin një pamje karakteristike fytyrës së alkoolistit – hundë të gjerë të kaltër, të cilën çdokush e dallon lehtë;
8.Dëmtohen së tepërmi edhe qelizat nervore, si sistemi nervor qendror, ashtu edhe ai periferik.
Pra, me një fjalë të vetme mund të themi, të dashur lexues, se nuk ka organ dhe qelizë në organizmin e njeriut që nuk dëmtohet nga alkooli.
Alkoolistët e humbasin lehtë drejtimin e sjelljen në shoqëri: trimërinë, nderin, ndërgjegjen, shpirtin e sakrificës etj. Familja e alkoolistit i ngjan skenës së një teatri, ku shfaqen vetëm komedi dhe tragji-komedi.
Ata që me të vërtetë arrijnë ta braktisin këtë ves të shëmtuar, e kanë fituar betejën me vetveten dhe e kanë arritur begatinë morale dhe shpirtërore përfundon Doktor Izeir Iljazi.
Mos të flasim për dhunën, rrahjen, vrasjet, raportet e këqija bashkëshortore si dhe më kryesoren AKSIDENTET NË KOMUNIKACION të cilat përfundojnë tragjikisht! Sa e sa njerëz gjetën vdekjen nga papërgjegjësia e atyre që pinë alkool!
Pra sumasumarium jam i lumtur që Feja ime ndalon këtë Pije të dëmshme.
Çdo njeri me mendje të shëndoshë i di dëmet dhe rri larg këtij vesi të keq,që jodetyrimisht apstinimin e lidh me fenë. Por ama kur një i Ri Perëndimor refuzon Birrën, Vodkën, Wiskin në tavolinë shokët e përgëzojnë me fjalët: ‘ Bravo që je parimor, Bravo që e ruan shëndetin’ ; ndërkaq kur ndonjë i ri i yni në kafiteri thotë: ‘JO nuk dua birrë,më sill një Fanta’ e përqeshin e i thonë: ‘Kshyre ky Talibani!’
Andaj Baci ka zgjedhë të bëhet Katolik shkaku i Rakisë “Hajde more gëzuar” Baca Shaban (Zef) (ju e keni fenë tuaj ne e kemi fenë tonë)!
p.s (për fund një barcoletë)
– Mami pse mendon që jam i dehur saher që vonohem në shtëpi?
– Sepse unë jam Babi yt.