Google me program shkollor, i bën fëmijët “hakera”

Google e ka filluar një program edukativ i projektuar për të mësuar fëmijët që në fazë të hershmë për të shmangur sulmet e hakerëve në internet.

Programi i quajturm “Interland” parasheh mësimin në fazë të hershme të ngacmimeve në internet, krijimin e fjalëkalimeve të sigurta, dhe sigurinë kibernetike.

Programi do të mësohet me mësuesin teknologjik, më videografë të Youtubes, dhe me programe speciale.

Në kuadër të këtij programi do të mësohen edhe ndarja e informacionit me personat online, krijimi i fjalëkalimeve të forta, shmangia e sjelljes negative në internet dhe gara për aftësitë teknologjike.

Programi do të jetë në formë të lojës, i përcjellur edhe me kuize dhe udhëtime virtuale./Indeksonline/