Gjerdani nga rruazat e qelibarit

Nga: Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist
Hematolog ; Onkolog

A e lehtëson dhimbjen e dajles së dhëmbëve tek fëmijët?A e lehtëson dhimbjen gjatë gripit dhe temperaturës së lartë?
A ndikon në përmirësimin e imunitetit dhe shëndetit në përgjithësi tek fëmijët?

Ne punen time të përditshme takoj me dhjetëra raste te fëmijëve që bartin gjerdane nga rruazat e qelibarit. Prindërit i vendosin me besimin që është gjerdan me rruaza të vërtetë qelibari dhe gjithashtu me besimin se do i ndihmoj fëmijës gjatë daljes së dhëmbëve apo edhe sëmundjeve të ndryshme.

Teoritë e efekteve “çudibërëse“ të rruazave të qelibarit

Prodhuesit e gjerdanit me rruaza të qelibarit propagandojnë teorinë që qelibari mund të funksionojë si një analgjezik pasi që përmban acid succinic. Përndryshe, në temperaturën e trupit në kontakt me lagështinë e lëkurës, ky acid mund të absorbohet dhe të futet në rrjedhën e gjakut.

Sidoqoftë, një veprim i tillë nuk është konfirmuar deri më sot, ashtu si mekanizmi themelor i thithjes. Përkatësisht, qelibari shpërndahet vetëm në temp 185 °C dhe është shumë i tretshëm në ujë.

Prandaj, nuk është aspak e saktë se si acidi succinic mund të absorbohet në rrjedhën e gjakut të një fëmije, temperatura e të cilit është rreth 37 °C.

Jo vetëm aq por ka studime që kanë treguar që ky acid mund të shkaktojë reaksione alergjike te njerëzit e ndjeshëm, kështuqë mund të vihet në dyshim se sa i shëndetshëm është edhe vetë kontakti me lëkurën në këtë rast.

Teoritë e mbështjella me të pavërteta

‘Fëmija ynë ka mbajtur një gjerdan që kur ishte dy muajsh, jemi shumë të kënaqur” shkruan një nënë.

“Ajo funksionoi për mua në djalin e parë por në të dytin jo, kështuqë ndoshta varet nga fëmija” thotë një tjetër.

Këtu ndërhyjnë menjëherë shitësit apo tregtarët me teorinë e tyrë të famshme: “Nuk mund të transferohen rruazat e qelibarit nga fëmija në fëmijë dhe efekti I tyre është rreth 3 vite ” E tërë kjo gjoja se ruan vetitë shëruese e analgjezike për tri vite dhe pastaj i humb.

E tëra nuk përfundon me kaq, tani dëgjojmë edhe për gjerdan të qelibarit bio, apo homeopatik apo alternative tjera për blerje jashtë vendit pasi atje janë më cilësore etj.

Gjerdani jo vetëm i padobishëm por dhe shumë i rrezikshëm!

Nga tërë puna ime klinike dhe kërkimet studimore që kam bërë, konstatoj që është terapi e pabazuar dhe pa prova mbi efikasitetin në shëndetin e fëmijës, qoftë në daljen e dhëmbëve ose në shëndetin në përgjithësi.

Jo vetëm që nuk ka dobi por mund të jetë hap i rrezikshëm, për shkak se fëmija mund të gëlltitë pjesë të gjerdanit ose edhe të mbytet, merret fryma si pasojë e kapjes së gjerdanit në objekte të ndryshme apo edhe vet rroba.

Une do të ftoja të gjithë prindërit që të rrijnë sa më larg këtyre gjerdanëve dhe të ndalojnë reklamimin e produkteve të tilla që janë joefektive dhe mund të ndikojnë edhe në marrjen e jetës së fëmijëve.

Shumë prindër vendosin gjerdan qelibari fëmijët e tyre me besimin se kjo do të lehtësojë dhimbjen, apo nervozizmin e fëmijës së tyre për shkak të daljes së dhëmbëve. Sidoqoftë, është terapi e pabazuar për të cilën nuk ka asnjë provë shkencore, përkundrazi ka mjaft dëshmi për rrezikshmërinë e përdorimit të tyre, pasi mund të shkaktojnë ngulfatjen e fëmijëve nëse kemi shtrëngim rreth qafe apo mund të shkaktojë mbytjen e tyre nëse vie deri te shkëputja e futja në rrugët e frymëmarrjes.

Këto produkte definitivisht paraqesin rrezik për mbytje tek bebet. Rruazat dhe kopset mund të shkëputen dhe ky është një rrezik që fëmija të mbytet me to. Ekzistojnë gjithashtu lidhje të rrezikshme midis mbytjes dhe çdo lloj litari që vendoset rreth qafës së fëmijëve, veçanërisht asaj të foshnjës.

Prindërit në masë të madhe nuk janë fare të vetëdijshëm për këto pasoja të mundshme. Këtë e konfirmoj edhe një studim i vitit 2011 në Francë, i cili shikoi qëndrimet e prindërve që vendosin gjerdanët rreth qafës. Shumica e prindërve thanë se nuk kishin marrë asnjë paralajmërim për dëmin e produktit me gjerdanin e blerë. Megjithëse prindërit në përgjithësi ishin dakord se prishja e dhëmbëve ishte një problem beninje, ata shprehin frikë nga simptomat që lidhen me prishjen e dhëmbëve.

Apel profesionistëve mjekësorë

I ftoj kolegët por edhe të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor që punojnë me fëmijët, të angazhohen dhe të ndalojnë reklamimin dhe shitjen e produkteve të tilla që janë joefektive dhe që mund të shkaktojnë vdekjen për fëmijët.

Gurët e qelibarit që përdoren tek ne mund të njiihen vetëm për efektin placebo për prindërit natyrisht, jo për foshnjat!

Ekzistojnë një mori këshillash dhe metodash me të cilat mjeku pediatër por edhe prindërit do të duhet t’ju praktikonin fëmijëve gjatë daljes së dhëmbëve. Ka shumë preparate në formë xheli, por duke qenë se fëmija lëshon jargë me një intensitet të shtuar, efekti i xhelit është afatshkurtër. Lodrat e gomës të cilat i kafshon fëmija, e që paraprakisht janë ftohur, mund të ndihmojnë deri në një masë. Pemët si karota e freskët ose një fetë molle ose dardhe po ashtu ndihmoj

/Familjadheshendeti.com