Fuqia shëruese e duarve tuaja

Jeni në kërkim të shëndetit, mirëqenies dhe harmonisë dhe jeni të gatshëm që vetë ju të investoni kohë për shëndetin tuaj; atëherë kjo mënyrë është një pikënisje e mbarë për secilin njeri. Metoda për të cilën do të spjegoj në këtë shkrim është një metodë e gjetur përsëri nga metodat shëruese japoneze e cila quhet “Jin Shin  Jyutsu”.

Kjo metodë thotë se secili çrregullim në trup, sëmundje dhe pengesat në trup apo në psikikë vijnë nga energjitë e bllokuara në trup. Trupi ka pika speciale për shumë lloje të energjive dhe kur të lirohen këto bllokada prap mundet energjia e njeriut të përçohet në organet e duhura dhe të vijë prap deri te shërimi dhe mirëqenia trupore dhe mendore. Pikat nuk duhet as të masazhohen dhe as të shtypen por vetëm të preken lehtë me anë të gishtave. Me anë të gishtave bëhet përçimi i energjisë në pikat e duhura hiqen bllokadat dhe aktivizohet fuqia vetëshëruese  e njeriut,ndihmon në njohjen e trupit tuaj dhe kuptimit se çfarë don të thotë trupi juaj me anë të sëmundjes apo edhe simptomeve. Me anë të saj ndihmojmë shëndetin trupor dhe mental.

Për përçimimn e energjisë nuk ju nevojitet asgjë pos duarve të juaja librin e duhur, faqe internet në gjuhë të ndryshme, apo edhe këtë shkrim për sqarim dhe çdo ditë disa minuta të kohës suaj. Më e mira e të gjithave është se ju mundeni jo vetëm vetveten të përçoni me energji por edhe të gjithë familjen tuaj njerëzit që i doni, nga të porsalindurit e deri te të moshuarit e thellë, secilit njeri i bën mirë.

 

Do të fillojmë prej gishtave të dy duarve: e cila gjë është shumë e preferuar për mirëmbajtjen e e shëndetit, kundër problemeve në fillim para ardhjes së sëmundjeve por edhe si përkrahje e mirë në terapi të natyrshme gjatë rrugëtimit apo pauzave të shkurta. Secili gisht ka organet e veta përkatëse dhe këto janë shumë më thjeshtë të gjindet në krahasim me pikat energjetike në mbarë trupin.  Këtu duhet respektuar rregulli që të gjeni gishtin e duhur por nuk duhet harruar se së pari miret njëri gisht i dorës së djathtë dhe menjëherë gishti i njëjtë i dorës sëmajtë, ky rregull vlen edhe më tej deri te të gjitha gishtat. Së paku duhet të mbahe secili gisht 3 minuta, kjo zgjat 30 minuta per të dy duart. Është kohë shumë e shkurt por shumë mirë e investuar për shëndetin tuaj, e cila arrihet vetëm me mbajtjen e e gishtave përkatës me anë të dorës tjetër ashtu siç do të tregohet në fotot e bashkangjitura.

Metoda Jin Shin Jyutsu thotë se janë pesë rregullat të cilat zvogëlojnë ose bllokojnë përçimin e energjisë positive në trup. Ato janë: brenga,  frika, zemërimi, brengosja dhe ekzagjerimi. Trupi sipas kësaj metode ka 26 pika energjetike me anë të cilave arrihet mirëqenia e gjithë trupit.

 

Për mos e zgjatur me shkrim shihni foton posht ku secila gjendje ka gishtin perkatës të cilat I kam shkruar me ngjyrat përkatëse të gishtit, ajo tregon se ai është gishti përkatës.

Tash do të kalojmë te secili gisht se te cilat probleme shëndetësore apo psikikie duhet të përçojmë  energjinë e duhur dhe të largojmë bllokadat në organet e duhura.

 

  1. Gishti i madh

Energjia – Lukth – Shpretkë: Brenga

Nëse brengosemi se nuk do të arrijmë diçka, automatikisht e shtypim gishtin e madh, gjatë kohës së shkollimit shumë e mbajnë këtë gisht për “fat” gjatë provimeve, apo sikur që keni parë ndoshta te fëmijët e vegjël, ata gjatë brengave thithin gishtin e madh të duarve.

Me anë të gishtit të madh arrijmë te pikat energjetike: 1; 9; 16; 19; dhe 21.

 

I ndihmon trupit te:

  • Problemet me peshën trupore
  • Sëmundjet në shputa- këmbë
  • Dhimbjet në supe
  • Probleme me lukthin dhe shpretkën
  • Dhimbje koke nga tendosja
  • Problem të tretjes
  • Thartirë në lukth – urth
  • Forcon sistemin imunitar
  • Probleme me shtyllën kurrizore me:

unaza e 1 e qafës;  unaza e 1 dhe e 7 e brinjëve; unaza e 1 e belit

Ndihmon psikën te:

  • Te brengat për vehten dhe të tjerët
  • Te detyrimet e mbingarkuara
  • Te mungesa e durimit
  • Ndihmon për të harruar të kaluarën dhe marjen të asaj që kemi për momentin

 

  1. Gishti tregues

Energjia – Fshikëza urinare- Veshkët: Frikë

Frika ka lidhje shumë me energjinë në fshikëzën urinare dhe veshkëve. Nuk thuhet kot“ nga frika gati urinoi“.

Mes gishtit tregues arrijmë në pikat energjetike: 5; 8; 10; 11; dhe 22.

I ndihmon trupit te:

  • Problemet e veshkëve dhe të fshikëzës urinare
  • Për rregullimin e shtypjes së lartë po edhe shumë të ulët
  • Problemeve në dëgjim – Tinitus
  • Probleme të kokës
  • Problemet urinare edhe te fëmijët që urinojnë në gjumë
  • Probleme të eshtrave dhe të palcës së eshtrave
  • Probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve
  • Probleme me shtyllën kurrizore:

Unaza e 2 qafës; unazat 2 dhe 8 të brinjëve; dhe unaza e 2 e belit

 

Ndihmon psikën te:

  • Frika e madhe apo e vogël
  • Te mungesa e kohës, perfeksionizmi
  • Te tendosjet, streset dhe mendimet e pandalura
  • Forcon anën intuitive
  • Ndihmon harmoninë e njeriut

 

  1. Gishti i mesëm

Energjia – Mëlçi – Fshikëza e tëmthit: Zemërim

Zemërimi çon deri te mosbalansi i energjisë së mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit pres saj vjen deri mosharmonizimi i trupit dhe shpirtit

Mes gishtit të mesëm arrijmë te pikat energjetike: 3; 6; 12; 13; dhe 25.

I ndihmon trupit te:

  • Problemet e krahëve, kryqeve
  • Problemet në gjoks
  • Temperatuart e larta, dhimbje të fytit, migrena
  • Çrregullimet në organet riprodhuese
  • Problemet me këmbët
  • Problemet me mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit
  • Vepron si një Antibitiotik, forcon sistemin imunitar
  • Problemet në sistemin e frymëmarrjes asthma, bronhitet,
  • Problemet me qafën, shpinën
  • Problemet gjatë shtatzënisë
  • Alergjitë e ndryshme
  • Për rregullimin e gjëndrave tiroide
  • Problemet me shtyllën kurrizore me:

Unazën e 3 të qafës; me unazat 3 dhe 8 të brinjëve; dhe unaza e 3 e belit.

 

 

Ndihmon psikën te:

 

  • Zhgënjimet si dhe zemërimet
  • Për të kaluar dhe larguar ndjenjat e urrejtjes
  • Gjatë pavendosmërive, kokëfortësisë
  • Largon emocionet negative dhe sjell energji të re

 

  1. Gishti i unazës

Energjia – Mushkëri – Zorra e trashë: Hidherim dhe pikëllim

 

Gishti  i unazës është për tu liruar dhe ndihmon në largimin qartësimin e dhimbjes, keqardhjes, mërzisë nga e kaluara.

Me anë të gishtit të unazës arrijmë te pikat energjetike: 2; 4; 7; 14; dhe 17.

I ndihmon trupit te:

  • Alergjitë e ndryshme
  • Problemet me bronhiet, mushkëritë dhe frymëmarrjen në përgjithësi
  • Problemet me zorrën e trashë dhe veshtirësitë në sistemin e tretjes
  • Problemet me këmbët
  • Problemet e shpinës
  • Problemet në lexim, shkrim, mësim, mbamnedje dhe njehësim
  • Fëmijët hyperaktiv
  • Te ëndrrat e frikësueshme, gërhitjes dhe këcëllimitë të dhëmbëve
  • Te problemet e lëkurës: psoriaza, ekzema, aknet, të thatët
  • Ndihmon për largimin e nervozizmit, frikës para provimeve, çliron trurin
  • Ndihmon sytë dhe veshët
  • Problemet me shtyllën kurrizore me:

Unazën e 4 të qafës; me unazat 4 dhe 10 të brinjëve; dhe unaza e 4 e belit.

 

 

Ndihmon psikën :

  • Ndihmon në largimin e hidhërimit
  • Zgjidh lëndimet e fëmijërisë
  • Largimin e mendimeve negative – pesimizmit
  • Largimin e depresionit
  • Qetëson mendimet dhe forcon logjikën

 

 

  1. Gishti i vogël

 

Energjia – Zemër –Zorra e hollë: ekzagjerimi

 

Kur bëjmë vepra të cilat nuk vijnë nga zemra por nga detyrimi dhe pamundësia e ndryshimit të gjendjes, atëherë ekzagjerojmë apo rregullojmë.

 

Me anë të gishtit të vogël arrijmë pikat energjetike: 15; 18; 20; 23; dhe 24.

 

 

I ndihmon trupit te:

 

  • Shtypja e ulët apo e lartë
  • Problemet e zemrës dhe të zorrës së hollë
  • Ndihmon te kokëdhimbjet e ndryshme
  • Rregullon baraspeshimin dhe marramendjen
  • Ndihmon në shërimin e eshtrave dhe varrëve
  • Është mirë të energjizohet para operacionev, zvogëlon gjakderdhjen pas operacioneve
  • Problemet me nervat dhe veshët
  • Ndihmon pagjumësinë
  • Ndihmon koncentracionin dhe punën mendore
  • Ndihmon diabetin, largon holesterolin dhe eliminon helmet e trupit
  • Forcon sistemin imunitar, largon tumoret, sëmundjet e rënda dhe sëmundjet autoimmune
  • Problemet me shtyllën kurrizore me:

Unazat 5, 6, dhe 7 të qafës; me unazat 5 dhe 11 të brinjëve; dhe unaza e 5 e belit.

Ndihmon psikën te:

 

  • Kur qeshemi edhe pse duam të qajmë
  • Kur jemi të mbingarkuar me gjëra që nuk mundemi të mbajmë mbi supe
  • Harmonizon zemrën sjell lumturi dhe të qeshurën prap në zemër
  • Eliminon/ asgjëson ato gjëra që nuk na nevojiten më në trurin dhe jetën tonë,
  • Ndihmon në dallimin e mashtrimit nga e vërteta
  • Arrin dhe sjell durimin dhe paqen në radhë të parë me vetveten

 

 

  1. Mesi i dorës

 

Energjia – Kërthiza – Diafragma: dëshpërim absolut

 

 

Kur i fërkojmë duart se bashku,dorë më dorë shetitim apo lutemi atëherë ne rregullojmë përçimin e energjisë.

 

Me anë të mesit të dorës arrihet pika energjetike me numer 26.

 

 

I ndihmon trupit te:

 

  • Të gjitha organet, funsionet e tyre dhe emocionet në tërë trupin
  • Problemet e kërthizës dhe diafragmës
  • Problemet me gjëndrën tiroide
  • Mbron zemrën
  • Është sikur një termostat, bën rregullimin e temperaturës trupore
  • Gjatë shtatzënisë, lehtëson lindjen por edhe prerjen cesariane
  • Te njerëzit që punojnë me ndrrime por edhe gjatë fluturimeve në distanca të gjata kohore

 

Ndihmon psikën:

 

  • Te dëshpërimet absolute gjatë jetës
  • Për gjetjen e balansit dhe mesit në mes të asaj që duhet
  • Për ndjenjën e afërsisë afër Zotit, pra kemi ndjenjën e përkrahjes së Tij I lartësuar qoftë Ai
  • Jep një siguri të thellë dhe besim të palëkundshëm
  • Ndihmon të jemi njeri i dashur i qetë dhe pa paragjykime
  • Njohim dhe kuptojmë misionin tonë në jetë, pra pse kemi ardhur në këtë botë, e qëllimi i vetëm është adhurimi i Allahut e jo diçka tjetër
  • Pranimin e asaj se çfarë na sjell jeta pa luftuar kundër asaj por me pajtim me atë që vjen
  • Largimi i mendimeve negative

 

Lus Allahun e Madhëruar  të më fal gabimet nëse kam gabuar dikund por është vetëm nga dashuria, shpresa dhe madhërimi ndaj Tij, duke dashur t’i sjell dikujt dobi me këtë shkrim dhe asgjë tjetër. Por edhe t’a kem vepër për ditën kur të dal para Tij azze we xhel.

 

Përgatiti dhe përktheu nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

 

Literatura:

  • Jin Shin Jyutsu Schnelle Selbsthilfe durch Heilströmen – Nicola Kessler/Christianne Kührt
  • Jin Shin Yutsu – Waltraud Riegger – Krausse
  • Dhe faqe të ndryshme interneti