Duke e ditur që në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë këtë vit janë prezantuar shumë teknologji të reja mobile, dhe shumë ngjarje kanë ndodhur, për t’i përmbledhur prezantimet më interesante të telefonave të mençur është bërë një listë e plotë e 18 telefonave të rinj që janë prezantuar në këtë ngjarje, edhe pse vëmendja kryesore ka qenë tek HTC One M9 dhe rivali i tij më i madh, Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.
Më poshtë është radhitja e tyre sipas alfabetit:
Alcatel Klif – një model i lirë që kushton vetëm 50 dollarë, dhe që bazohet në Firefox OS 2.0
Alcatel OneTouch IDOL 3 me 4.7 inç – ky model ofron mundësinë e bisedave edhe nëse rrotullohet tërësisht, procesorin 1.2GHz Snapdragon 410, 5MP në kamerën frontale dhe baterinë me 2,000 mAh.
Alcatel OneTouch IDOL 3 me 5.5 inç – ofron karakteristika më të mira sesa modeli më i vogël, duke përfshirë edhe ekranin në Full HD, procesorin Qualcomm Snapdragon 615 64-bit octa-core, 2GB RAM, dhe opsionet e memories me 16 ose 32 GB. Kamera e pasme vjen me 13MP, ajo në anën e përparme me 8MP, dhe përveç baterisë me 2,910 mAh, telefoni është i hollë 7.7mm.
Alcatel PIXI 3 (5.5) 3G dhe 4G – Këto modele të reja të telefonave të Alcatel i kemi prezantuar edhe gjatë panairit, dhe bashkë me këta telefona kompania ka prezantuar edhe modelet e reja të tabletëve.
BlackBerry Leap – Telefoni i vetëm i prezantur nga BlackBerry ofron ekranin me 5-inç në HD, 2GB RAM, procesorin Qualcomm Snapdragon S4 Plus, 16GB memorie që mund të zgjerohet dhe kamerën me 8MP me auto-fokus dhe LED flash.
Blackphone 2 – Gjenerata e dytë e Blackphone sjell një procesor të papërcaktuar 64-bit octa-core që duhet të bëjë kodimin e të dhënave shumë më të shpejtë. Blackphone 2 sjell ekranin me 5.5-inç në Full HD të mbrojtur nga by Gorilla Glass 3, LTE, 3GB RAM, baterinë me 3,060 mAh, ndërsa PrivatOS 1.1 ofron siguri më të madhe në Android.
Gionee Elife S7 – Gionee sjell një tjetër telefon super të hollë, përkatësisht modelin Elife S7, i cili sjell teknologji të mirë për kursimin e baterisë dhe karakteristika softuerike. Në mesin e tyre përfshihet edhe ekrani AMOLED, një temë e errët, shpërndarës Freescale Sensor dhe Extreme për raste urgjente. Sipas Gionee, kur këto aftësi të telefonit kombinohen mes vete duhet të përmirësojnë jetën e baterisë deri në 32%. Elife S7 sjell ekranin me 5.2-inç në full HD, procesorin MediaTek 64-bit octa-core MT6752 në 1.7GHz, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 13MP, 8MP për kamerën e përparme, dy porte për SIM kartela, lidhje për LTE dhe baterinë me 2,750.
HTC One M9 – One M9 vjen me një ekran me diagonale prej 5 inç dhe rezolucionin në Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet edhe nga procesori octa core 64-bit Qualcomm Snapdragon 810 dhe 3GB RAM. Karakteristikat e tjera të HTC One M9 përfshijnë edhe 32GB hapësirë të magazinimit të të dhënave duke përfshirë edhe portin microSD që do t’ju lejojë të shtoni memorie të re deri në 128GB. Mes tjerash, One M9 vjen me kamerën 4MP Ultrapixel në pjesën e përparme dhe kamerën kryesore me 20MP në anën e pasme, si dhe Android 5.0 Lollipop.
Kazam Tornado 455L – Modeli i dytë i linjës Tornado, Tornado 455L sjell ekranin me 5.5-inç në 720p, procesorin 1.2GHz quad-core Snapdragon 410, 2GB RAM, 16GB memorie, kamerën kryesore me 13MP, atë frontale me 5MP, lidhjen për LTE, certifikimin IP67 dhe baterinë me 2,600mAh.
Lenovo A7000 – Në mesin e karakteristikave të telefonit të ri të Lenovo’së përfshihen ekrani me 5.5-inç HD, procesori MediaTek octa-core me 1.5GHz, 2GB RAM, kamerat me 8MP dhe 5MP, 8GB memorie dhe baterinë me 2,900 mAh. Telefoni mbështet rrjetin 4G LTE dhe ka dy porte për SIM kartela.
Lenovo Vibe Shot është njëri nga telefonat më inovativ të prezantuar në Barcelonë. Edhe pse i mungojnë specifikat e avancuara, ky model duket ndryshe nga çdo gjë tjetër që ofrohet në treg, sepse na kujton një kamerë klasike “point and shoot” më tepër se sa një telefon.
Microsoft Lumia 640 dhe Lumia 640 XL – Këto janë modelet e reja dhe të lira të telefonave të Microsoft, të cilët kompania i ka menduar të jenë të mirë për përdoruesit mesatar, që nuk kërkojnë modele të avancuara.
Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge – Nëse nuk e dëshironi HTC One M9 dhe jeni në kërkim të një modeli tjetër të avancuar, atëherë ju me siguri se në mendje e keni njërin nga modelet e reja të telefonave të Samsung, që kanë trup të metalit dhe xhamit. Modelet premium të telefonave të Samsung dallojnë nga modelet e kaluara mjaft shumë, sepse bateria e tyre nuk hiqet dhe nuk ofrohet microSD për zgjerim të hapësirës.
Sa i përket specifikave, të dy modelet vijnë me ekranin prej 5.1-inç në Super AMOLED dhe Quad HD (2560×1440 piksel), Samsung 64-bit Exynos octa-core, 3GB RAM, 32-128 GB memorie UFS 2.0, baterinë me 2,550 mAh apo 2,600 mAh (S6 edge), kamerat me 16MP / f1.9 aperture dhe 5MP, NFC, sensorin për të rrahurat e zemrës dhe skanerin për gishtërinj. Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge do të lëshohen në shitje globale prej datës 10 prill.
Sony Xperia M4 Aqua pritet të jetë zëvendësim për Xperia M2 Aqua dhe pajisja pritet të jetë rezistente ndaj ujit, ngjashëm sikurse edhe versioni origjinal.
ZTE Grand S3 – Grand S3 vjen me sigurinë biometrike të syrit Eyeprint ID që përdoret për hapjen e telefonit dhe autorizimin e pagesave mobile, teknologji kjo e cila është zhvilluar nga EyeVerify. Fableti i ri i ZTE-së sjell ekranin me 5.5 inç full HD me 1920 x 1080 piksel, ndërsa pajisja është e mbështetur nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon 801 me 3GB RAM dhe Adreno 330 CPU. (Telegrafi)