RTV PENDIMI

Uncategorized

EBA ka dërguar 118 avionë me ndihma për të prekurit nga tërmetet në Türkiye dhe Siri

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se numri i avionëve me ndihma të mbledhura për të prekurit nga tërmetet në Türkiye dhe Siri ka arritur në 118, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, tha se 3.375 tonë ushqime, pajisje mjekësore dhe tenda janë dërguar me gjithsej 118 avionë, duke përfshirë 42 në Türkiye dhe 76 në Siri.

Ndihma po dërgohet si pjesë e operacionit “Kalorësia e Guximshme 2”, i cili u nis për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Türkiey dhe Siri, me udhëzimin e presidentit të EBA-së Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan më 7 shkurt.

Nga ana tjetër, njoftohet se rreth 111 milionë dollarë donacione janë mbledhur me kontributin e 1 milionë e 711 mijë personave për fushatën zyrtare “Sahem Platform”, të hapur në Arabinë Saudite për viktimat e tërmeteve në Türkiye dhe Siri, ndërkohë që fushata po vazhdon ende.

Të ngjajshme :

Uncategorized

Mish qengji me pilaf

Shijoni pjatën e pasur dhe të bollshme të mishit të qengjit me pilaf. Përgatisni një vakt të shijshëm dhe me
Uncategorized

Sallatë Cezar

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe