E ushqyeshme dhe e shijshme: Çorbë nga kungulli

Përbërësit:

▪ 750 g kungull i grirë,
▪ 1 litër supë pule,
▪ 1 qepë,
▪ 2 thelpinj hudhre,
▪ 3 g kumin apo koriandër,
▪ 100 g majdanoz të grirë,
▪ 200 ml ajkë neutrale

 

Përgatitja:

Kungullin me pak ujë ngroheni në furrë me mikrovalë apo lëreni në pllakë shporeti 10 minuta që të zbutet.

Marinoni qepën dhe hudhrën, pastaj shtoni erëzat dhe përzieni.

Në të qitni supën e pulës dhe shtoni kungullin.

Zieni 10 minuta.

Përzieni ajkën dhe sipas shijes shtoni kripë dhe piper.

Mund ta shërbeni me djathë të thërrmuar dhie dhe me fara të pjekura të kungullit.

Ju bëftë mirë!