DOBITË E SHOQËRISË SË MIRË

Nëse ata janë shokë për Allah, do të të duan.
Kur ti mungon nga ata, i merr malli për ty dhe u mungon.
Kur ti gabon, ata ta tërheqin vërejtjen dhe të përmirësojnë.
Kur ata luten për vetveten, të përmendin në lutjet e tyre.
Ata janë sikurse yjet. Nëse devijon anija jote nga deti i jetës, ata të udhëzojnë.
Dhe nesër nën Arshin e Allahut, ata mezi që presin të të takojnë.
Allahu na bashkoftë mua dhe ju të gjithëve nën Arshin e Tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU