DISPOZITA E MËSIMIT ME QËLLIM TË THIRRJES NË ISLAM NË FAKULTETET NË TË CILAT KA PËRZIERJE MES MESHKUJVE DHE FEMRA!
Pyetje:
A lejohet që muslimani i cili ka përvoj në thirrjen islame të mësoj(studojoj)në fakultetet në të cilat ka pêrzierje mes dy gjinive nê sallën(klasën) e ligjeratave, me qëllimin e davetit apo thirrjes islame!?
Përgjigje:
Unë i takojë mendimit që një gjë e tillë është e ndaluar(nuk lejohet).
Nuk i lejohet burrit musliman apo gruasë muslimane që të studjojnë në fakultete apo medrese në të cilat ka përzierje mes dy gjinive(qoftë ajo për interesin e davetit apo thirrjes islame).
Ngase një gjë e tillë paraqet një rrezik të madh për nderin, moralin, dëlirësinë e muslimanit apo muslimanes.
Sado që të jetë muslimani i pastër, i moralshëm dhe i mbrojtur(nga imoraliteti), atij i rrezikohet njê gjë të e tillë, përderisa në ulësen e klasës së tij është një femër, e aq më rrezik është nëse ajo femër është e bukur dhe tërheqëse, nuk ka dyshim se një gjë e tillë paraqet rreziqe, fitne dhe dëme të mëdha për muslimanin.
Andaj, rregulli është:
Çdo gjë e cila shpie drejtë fitnes dhe dëmit llogaritet haram dhe ndalohet veprimi i saj.
Lus Allahun e madhërishëm që t’i ruajë vëllezërit tanë në islam nga gjërat e tilla.
Ngase, gjërat e tilla i dhurojnë dëme, sherre dhe fitne rinisë sonë islame.
Nëse nuk ke mundësi të gjejsh ndonjë fakultet apo medrese në të cilën nuk ka përzierje mes meshkujve dhe femrave, atëherë ndërprej studimet, ose kërko tek ndonjë vend(fshat, qytet, shtet) tjetër nê të cilin gjendet ndonjë fakultet apo medrese në të cilin nuk ka përzierje mes dy gjinive.
Unë nuk mendoj se një gjë e tillë lejohet(të studjosh në fakultet apo medrese ku ka përzierje mes dy gjinive), edhe pse dikush mund të mendoj ndryshe nga mendimi im.
Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
19.02.2015