DISA KËSHILLA PËR TY

Mos hulumto për të kaluarën e cila ishte nga caktim.
Mos e qorto atë që të tradhtoi dhe mashtroi.
Mos e ndjek atë që të braktisi dhe të largoi.
Mos të të mashtrojë ai që ka pamje sikurse hëna.
Fal dhe mos e bëj zemrën tënde sikurse guri.
Falja të metat shokut tënd, sepse edhe ai është nga njerëzit.
Ruaje fshehtësinë tënde dhe bëje sikurse thellësia e detit.
Pendohu dhe le të jetë pendimi yt mësim dhe përvojë.
Bëhu ambicioz dhe me vullnet, mos e lejo veten të biesh, sikurse bien gjethet e pemës.
Mos u mërzit dhe mos u pikëllo, fitues është ai që duron dhe shpreson shpërblim.
Ji i kujdesshëm nga zjarri i quajtur “Sakar”.
Dhe vepro për Xhenetin, ku në të është ajo që mendja e njeriut nuk mund ta paramendojë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU