Dielli ndihmon pacientët që vuajnë nga astma

Qëndrimi në diell i të sëmurëve me astmë mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e sëmundjes, theksojnë ekspertët.

Hulumtuesit nga “London College King”, argumentojnë se niveli i ulët i vitaminës D (e cila rritet për shkak të ekspozimit të trupit në diell) është i lidhur ngushtë me përkeqësimin e simptomave të astmës, transmeton “Zëri.info”.

Hulumtimi i tyre i fundit tregon se kjo vitaminë zbut pjesën tejet aktive të sistemit imunitar tek astma. Megjithatë, trajtimi i pacientëve me vitaminë D ende nuk është testuar.

E dimë se njerëzit me nivele të larta të vitaminës D, më lehtë  kontrollojnë sëmundjen e tyre, konstatuan studiuesit. Një ekip i ekspertëve tani është duke hetuar dhe monitoruar pacientët me astmë, si dhe nëse dhënia e kësaj vitamine mund të zvogëlojë simptomat./(Zëri)