Dhjami i stomakut, rrezikon zemrën

Indi dhjamor visceral në trup mund të shndërrohet në acidet e lira yndyrore, çka rezulton me prodhimin e kolesterolit “të keq” LDL dhe triglicerideve. Përveç kësaj, acidet e lira yndyrore reduktojnë nivelin trupor të kolesterolit “të mirë” HDL. Trashja abdominale, degjenerimi arterial dhe kolesteroli janë kushte të përkryera për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut dhe sulmit në tru.

Gjenet në masë të madhe diktojnë se ku do të ruani yndyrat, por nëse keni yndyra të tepërta në bark ka mënyra se si ta reduktoni rrezikun. Sipas mendimit të ekspertëve, ushtrimet janë mënyra më e mirë për t’i larguar dhjamërat viscerale, madje edhe më mirë se konsumi i reduktuar i kalorive (edhe pse mbajtja e principeve për ushqim të shëndetshëm është gjithmonë ide e mirë). Qëllimi është të ushtrohet gjysmë ore në ditë ose të paktën shumicën e ditëve gjatë javës.