Dhimbjet e syrit asnjëherë nuk duhet t’i injoroni!

Çdo presion në sy, skuqje, dhimbje ose kruajtje që nuk ndalet, sidomos nëse paraqet pengesa për pamjen, janë sinjale se duhet të vizitoheni te mjeku. Në shumicën e rasteve, dhimbja shkaktohet nga problemet në sy, të tilla si infeksioni, acarimi apo lëndimi. Ndonjëherë, edhe pse dhemb syri, origjinën e problemit duhet kërkuar në sinuse apo hundë. Dhimbja e syrit mund të jetë për shkak të ndonjë infeksioni në sy që është zakonisht i lidhur me skuqje, marramendje dhe fotofobi, ose kur drita shkakton simptome të lotimit të shpeshtë të syve, e cila ndodh papritmas ose brenda 24 orëve. Zakonisht trajtohen varësisht nga shkaku i infeksionit, por më së shpeshti me antibiotikë. Dhimbja mund të shkaktojë tensionin e lartë intraokular dhe është e shoqëruar zakonisht me vjellje, dhimbje në një pjesë të kokës dhe skuqje të syrit. Mjekohet në ambulantë dhe në spital, në varësi të shkaqeve që çuan në rritjen e presionit intraokular. Ndonjëherë dhimbja në sy mund të sfidohet nga tumoret intraokulare, rritja e të cilëve bën presion mbi fibrat nervorë në sy apo indet përreth. Diagnoza dhe trajtimi duhet kryer në ambientet spitalore, shpjegon, Dr. Julian Burt, një okulist. Ai thotë se gjëja më e rëndësishme është që pacientët të mos e provojnë kurrë trajtimin në shtëpi. Është edhe më keq në qoftë se injoroni simptomat që zgjasin më gjatë, sepse dhimbja mund të jetë një simptomë e disa sëmundjeve të tjera dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në pasoja serioze për shëndetin e pacientit.

  – Temperatura: Temperatura, pavarësisht nga shkaku, mund të çojë në inflamacion ose dhimbje në sy. Megjithatë, arsyeja më e zakonshme që ndieni dhimbje në kokërdhokët e syve (të dyja, ose vetëm njëri ), është infeksioni viral. Nëse përgjithësisht ndjeheni keq, keni ethe dhe dhimbje të kyçeve, atëherë bëhet fjalë për grip. Dhimbja e syve është më i shpeshtë te infeksionet virale dhe zhduket së bashku me probleme e tjera brenda njëzet e katër orëve ose pas tridhjetë e gjashtë orëve. Temperatura në sy jo vetëm që shkakton dhimbje të tmerrshme, por mund të çojë në verbëri. Te ky lloj i infeksionit, shpesh tek njerëzit e moshuar, nuk paraqitet skuqja fillestare ose ndonjë plagë e dukshme në sy. Vetëm më vonë shfaqen fshikëzat tipike.

 – Skuqja: Konjunktivitis-i (skuqja e syve) ose ndonjë inflamacion i qepallave të sipërme dhe të poshtme, kornea dhe nervat optike pas syve, janë gjithashtu një shkak i zakonshëm i dhimbjes në sy. Infeksioni i rrënjëve të qerpikëve është fajtori i dytë. Çdo grimcë, fije floku, pluhur, duken si një shtëpi e madhe kur hyjnë në sy. Dhimbja e syve mund të shoqërohet me llojet e ndryshme të dhimbjes së kokës, sidomos migrenës.