Dhe kur vjen momenti !

Dhe kur do të ngushtohet kafazi zemrës,
do të hapet një perde e re,
e do ti pakësohet forca familjes që t’ndihmoj,
syt do rrokullisen nga frika,
e n’shprehjen e malltretimit trupi yt do i vizitoj spitalet,
gjeste t’njoftimit se po nderron jetë.
Gjithkush atë ditë do t’ia kthej shpinën paras për ty,
dhe caktimi i vdekjes s’do të korruptohet,
se fryma do ta ndryshoj ritmin e saj.
Kaosi i britmave dhe piskamave n’qendrën e vëmendjes,
secili njeri aty përreth…
do ta kuptojn se dikush e mori ftesen e arkevolit,
e ti, do jesh vetëm një mysafir i obliguar
i asaj tokë që quhet dhe.

“Dhe adhuroje Zotin tend deri sa te vije vdekja” !
Kur-an- El hixhr : 99

Autor:Valon Beqiri